E përditëshmja britanike Daily Mail ka shkruar për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë. Ku në një video shihet duke u keqtrajtuar mizorisht një grua e moshuar nga disa infermiere në një qendër për të moshuar në Pejë, ka sjell shqetësime të mëdha e ndjenja të përziera si dhe mllef ndaj të dyshuarave që tashmë janë arrestuar.
Daily Mail shkruan “Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere”.
Më tej e përditshmja britanike thekson se në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon – e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegja e saj sulmon gruan e moshuar.
Daily Mail gjithashtu brenda artikullit për këtë ngjarje e ka postuar edhe videon ku shihet e gjithë ngjarja që ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Gjithashtu për këtë rast kanë reguar edhe liderët e shtetit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka cilësuar si të tmerrshme pamjet e publikuara në media. Ai ka thënë se me të marrë vesh lajmin, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar ai.
Pas rastit në Pejë, a mund t’u besojnë më qytetarët Qendrave të të moshuarve?