Benzina shtrenjtohet për një cent

Krahasuar me të mërkurën e 2 nëntorit, të enjten çmimi i benzinës është rritur për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Fotografi ilustruese





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të enjten e 3 nëntorit.

Kështu qe, krahasuar me të mërkurën e 2 nëntorit, çmimi i benzinës të enjten e 3 nëntorit është rritur për një cent, pra, 1.44 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal për produktin benzinë është 1.44 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.71 centë për litër.

Ndërkaq, nafta dhe gazi kanë ngelur me çmim të njëjtë.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide për 24 orë.

Të dhënat e publikuara nga MINT

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika