Sërish inspektim në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, po vazhdon të inspektohet nga inspektorët përkatës, pas sulmit ndaj të të moshuarës

Pamje nga vendi i ngjarjes





Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku ndodhi rrahja ndaj të moshuarës nga infermieret e këtij institucioni, po vazhdon të vizitohet sërish nga inspektorë.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaçi, e cila po e ndjek rastin nga afër, ka thënë se e moshuara është duke marrë sërish trajtim mjekësor.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës, është thënë se po përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri infermiereve që ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarës e cila ishte strehuar në atë institucion.

Pamje nga objekti i shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, në Pejë

Pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten e tre nëntorit pritet të parashtrojë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tri infermiereve që dyshohen për sulm fizik ndaj së moshuarës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Prokuroria e shtetit ka ndaluar tre persona, të njëjtit janë në ndalim dhe janë duke u zhvilluar hetimet në drejtim të veprave penale për çka edhe janë kualifikuar që kanë kryer në rastin e së moshuarës dhe tre persona janë në ndalim 48-orësh. Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë do të paraqesë kërkesë gjatë ditës për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikqi.

Po ashtu, Nikqi ka mohuar se është liruar infermierja e cila ka xhiruar sulmin ndaj së moshuarës.

“Mos i merrni si kredibile disa ëwebfaqe të cilat operojnë në rrjete sociale”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së moshuar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.

Ndërkaq, familjarët e së moshuarës kanë thënë se kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.

Lidhur me rastin ka pasur reagime të shumta nga liderë shtetërorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar disa orë para pamjeve që tregonin një grua teksa goditej nga një infermiere në një qendër për të moshuar.

Kurti i ka cilësuar si të tmerrshme pamjet e publikuara në media. Ai ka thënë se me të marrë vesh lajmin, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar ai.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka thënë se akti i së mërkurës ndaj së moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, akt të cilin Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm.

Përmes një deklarate, Zyra e Presidentes ka ftuar organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, ka shkruar Presidenca.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika