Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjinat e Samitit të Berlinit ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e popullit ukrainas.
Sipas kreut të Qeverisë, Evropa ka nevojë për të energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por siç është shprehur ai “tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen”.
“Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në Twitter.
In energy session I emphasized that Russia's cheap gas is costly for the security of Europe & the lives of 🇺🇦 people. We need both: green & sustainable energy, but the transition must be just & costs must be shared. Solidarity & financial support is needed.#BerlinProcess#WB6 pic.twitter.com/cIm71KVHfn
— Albin Kurti (@albinkurti) November 3, 2022
Shefi i ekzekutivit para Samitit të Berlinit është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti pati disa fjalë për djegien e veturave me targa të konvertuara nga ato ilegale në ato RKS.
Ai këto veprime i ka quajtur krime të cilat duhet dënuar nga të gjithë.
“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera”.
“Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit kanë nënshkruar tri marrëveshje si marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin