Basketbollisti i Rahovecit, Musab Mala, ka mundësi që të rikthehet në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, këtë e ka bërë të ditur KB Rahoveci.
Megjithatë, Klubi ka treguar se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
“Lojtari po monitorohet në baza ditore. Ai është rikthyer në stërvitjet individuale në palestrën “Mizahir Isma” derisa të jetë gati për t’u bashkangjitur me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje të plotë. Vendimi për ndeshjen ndaj Vëllaznimit do të merret ditën e ndeshjes”, bëhet e ditur në njoftimin e KB Rahovecit.
Mala nuk ka qenë pjesë e disa lojëve të fundit, për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
Vlen të theksohet, se Klubi i Malës, pra, Rahoveci ndeshjen e zhvillonë gjatë fundjavës me Vëllaznimin në Mizahir Isma, që do të kërkojë fitoren e dytë sezonale.