Iniciativa “Barnatorja”, edhe të enjten e 3 Nëntorit, ndihmoi shumë pacientë që trajtohen në QKUK të furnizohen me medikamente falas. Rradhët ishin të gjata, por falë dëgjuesve të Radio Dukagjinit të cilët po kontribuojnë për këtë iniciativë, “Radar” me “Barnatoren” po arrijnë t’u dalin në ndihmë shumë familjeve.
Në hapje të kësaj iniciative e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTV Dukagjini, drejtuesja e emisionit “Radar” Edita Doli, bëri thirrje që nga kjo nismë të kërkojnë mbështetjen vetëm pacientët që trajtohen në QKUK dhe që recetat të jenë të po asaj date kur realizohet kjo nismë, me qëllim që të ndihmohen pacientët që kanë nevojë të menjëhershme.
Pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, ndihmën që po ofrohet nga kjo iniciativë e quajti solidaritet në kohë të duhur.
“Iniciativa “Barnatoja”, ta quajmë ndyshe si muaj i solidaritetit ka bërë bujë të madhe. Kjo nismë ka nisur pikërisht në kohën e duhur, sepse numri i rasteve që kanë nevojë t’u oftohet ndihma është duke u rritur. Kemi kërkesa të shumta gjatë gjithë javës”, ka thënë Nushi.
Inciativa “Barnatoja” është ndihmuar edhe gjatë kësaj jave, por shumica e kontribuuesve nuk kanë dashur që të indentifikohen.
Kjo iniciativë që është një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të“Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë, do të vazhdojë deri në fund të Vitit, por tash e tutje nuk do ta ketë ditën e cakuar siç ishte dita e enjte, por gjithsesi do të realizohen një ditë të javës.
Gjatë të enjtes së 3 Nëntorit, për medikamentet në ndihmë qytetarëve, janë paguar 1 mijë e 407.8 euro, nga kjo shumë MN Farm liron 10% të shumës.