Futbollisti gjerman Jerome Boateng është gjobitur me 1.2 milionë euro për sulmin ndaj ish të dashurës së tij në vitin 2018.
Ish-ndërkombëtari dhe fituesi i Kupës së Botës është shpallur fajtor për sulmin dhe fyerje në gjyqin e tij të apelit në Mynih.
Boateg kishte sulmuar ish-të dashurën e tij gjatë një pushimi në Karaibe pas Kupës së Botës FIFA 2018, por i njëjti kishte mohuar akuzat, raporton euronews.
Ai fillimisht ishte gjobitur me 1.8 milionë euro në gjyqin e tij të parë në shtator të vitit 2021, ndërkaq prokurorët i kishin kërkuar gjykatës të shqiptonte një dënim me burg prej 18 muajsh.
Ndryshe, gjoba prej 1.2 milionë euro do të përdoret për të mbështetur shoqatat që ofrojnë ndihmë për viktimat femra të dhunës.