Syla: Mobilizimi i ushtrisë serbe është sinjal serioz

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se ekziston rrezik potencial për një ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla





Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i ka cilësuar si serioze kërcënimet e Serbisë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

Syla në emisonin “Five”, tha se megjithatë, në rast se Serbia tenton të hyjë ushtarakisht në territorin e Kosovës, nuk do ta ketë të lehtë, sepse sipas tij, ajo do të përballet me NATO-n, FSK-në dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Syla ka theksuar se rreziku për një ndërhyrje të Serbisë është potencial, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.

“Serbia e di që nuk është e lehtë të bëjë sulm ndaj Kosovës, sepse përballet me NATO-n, duhet ta dijë që Kosova nuk është më e vitit 99. Kosova sot ka polici, ushtri, ka segmente të sigurisë që janë të përgatitura në nivele të duhura. Nuk është si më herët që ka bërë vepra shfarosëse. Duheta ta dijë që do të përballen me një forcë serioze, NATO është aty, dhe assesi nuk do të lejojë që të mund të bëjë ndonjë invazion si tenton Serbia. Megjithatë rreziku është potencial, me vetë faktin që për çdo ditë kërcënon ushqen forcat që i ka përbrenda ilegale dhe destabilizon gjendjen e cila nuk i konvenon popullit serb pikësëpari aty, janë lodhur me ato tensione”, ka thënë Syla.

Ai e ka akuzuar shtetin e Serbisë, se me qëllim po përhap dezinformata duke inskenuar dhe propaganduar vazhdimisht me qëllim për ta tensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Institucionet po e kryjnë punën e tyre, po e përcjellin gjendjen me vëmendje, segmenti i sigurisë policia dhe organet e tjera po e përcjellin gjendjen, për ta realizuar misionin e tyre, zbatimin e marrëveshjeve në të cilat krijohet stabiliteti, përkundër faktit që Serbia me elementet e veta po dëshiron ta tensionojë vazhdueshëm, duke inskenuar dhe përdorur luftërat hibride që kanë për qëllim të përhapet lajme të rreme”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se edhe bashkësia ndërkombëtare është mirë e informuar për rrezikun që mund t’i kanoset Kosovës nga Serbia, teksa ka shtuar se forcat e KFOR-it, janë duke e monitoruar gjendjen e tensionuar në veri.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika