Me kërkesë të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit pritet të organizohet dhe kryesohet nga Tirana.
Kështu bëri të ditur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njoftoi që me gjashtë dhjetor të këtij viti do të mbahet Samiti i parë Bashkimit Evropian (BE) në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP).
“Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë”, ka deklaruar Rama.
Tutje, Rama ka shkruar se me gjithë problemet e sfidat, Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare.