Nis verifikimi i 2835 anëtarëve të stafit akademik

Ministria ka njoftuar se deri më 31 tetor, 2835 anëtarë të stafit akademik i kanë ngarkuar disertacionet e doktoratave dhe listën me publikime shkencore në platformën e AKA-së, E-Akreditimi

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Verifikimi i disertacioneve të doktoratave dhe publikimeve shkencore të 2835 anëtarëve të stafit akademik të Kosovës nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka filluar, ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Anëtarët e stafit akademik kanë ngarkuar dokumentet në platformën e AKA-së, “E-Akreditimi” sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, për hulumtimin e stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

“Me këtë vendim, obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së, të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim”, thuhet në shkrimin e Nagavcit.

Ministria ka njoftuar se deri më 31 tetor, 2835 anëtarë të stafit akademik i kanë ngarkuar disertacionet e doktoratave dhe listën me publikime shkencore në platformën e AKA-së, E-Akreditimi.

Lidhur me këto dokumente, Nagavci ka njoftuar se ato do të ruhen me konfidencialitet të plotë nga AKA-ja dhe do të jenë subjekt i verifikimit dhe luftimit të plagjiaturës. Krahas kësaj, bëhet e ditur se MASHTI ka ndarë edhe 150 mijë euro në buxhetin e vitit 2023.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika