Krasniqi: Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, thënë se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundësojnë një mocion të suksesshëm, vetëm atëherë kur ata do ta vendosin interesin e qytetarëve që përfaqësojnë para partisë, atëherë sipas tij, ata do ta përkrahin mocionin e opozitës

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

 





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka folur për Qeverinë Kurti, ku ka thënë se Qeveria Kurti nuk është demokratizuar, pasi të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet që të votojnë në bazë të direktivës së qeverisë.

Më tej, Krasniqi ka treguar se ai gjithmonë kishte dashur që partitë politike që fitojnë mandatin nga qytetarët, ta shpenzojnë atë të plotë, sepse sipas tij, vetëm më mandate të rregullta do të arrihet një stad i pjekurisë politike.

“Nëse vazhdon ky trend i qeverisje pa vizion, pa kompetencë, pa rezultate që po e shkakton një depresion kolektive, në rritje që fatkeqësisht problemi më të madhe është duke ngritur numrin më të madhe të rinjve që po dëshirojnë të ikin jashtë vendit, atëherë kjo qeverie duhet të marrë fund. Kjo qeveri e ka,rrugën e sigurt drejt fundit”, ka thënë Krsaniqi.

Sipas tij, ka probleme legale për t’ia shkurtuar mandatin qeverisë Kurti, siç është mungesa e numrave nga ana e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe në një moment të caktuar edhe sikur të kishte një mocion mosbesimi nuk do të ishte i suksesshme pa i pasur votat e një pjesë të LVV-së”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka përfunduar duke thënë se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundësojnë një mocion të suksesshëm, vetëm atëherë kur ata do ta vendosin interesin e qytetarëve që përfaqësojnë para partisë, atëherë sipas tij, ata do ta përkrahin mocionin e opozitës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika