Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të mposht gjermanen Seija Ballhaus me IPPON, duke kaluar kështu në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku në Azerbajxhan.
Nora kalojë pa luftë, në duel me gjermanen. Kësisoj, Gjakova arriti të luajë mirë dhe të kalojë në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Ky turne përfshin gjithsej 5 kontinente, 61 shtete dhe ka afro 366 garues.
Në raundin e radhës ajo do të përballet me britaniken, Lele Nairne.
Vlen të theksohet, se Nora Gjakova ndeshet në kategorinë -57 kilogram dhe gara e saj ka filluar nga ora 08:00 dhe pritet të vazhdojë derisa ajo të ndeshet me garueset e radhës dhe të shihet nëse do të fitojë medaljen kryesore.
Kujtojmë se, gjatë të premtës për Kosovën do të garojë vetëm xhudistja Nora Gjakova, ndërsa do të pasohet të dielën nga Loriana Kuka.
Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku