Hoda: Infermieret sulmuese ngritën dorë edhe ndaj UÇK-së

Shkëndije Hoda, udhëheqëse e shoqatës Krimet e Luftës Gjakova ’98-99, njëherësh edhe veterane e UÇK-së, në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ka thënë se infermieret të cilat sulmuan të moshuarën që ishte nëna e një heroi, kanë ngritur dorën jo vetëm ndaj saj por edhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka shtuar se nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend

Ilustrim





Të enjten në Gjakovë do të mbahet një protestë për dhunën ndaj të moshuarës Minire Nura, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Protesta e cila do të fillojë nga ora 12:00, nga lapidari “Shokët e Lirisë”, është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, udhëheqësja e kësaj shoqate, njëherish veterane e UÇK-së, Shkëndije Hoda, e cila foli për kontributin e familjes Nura, duke thënë se nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend.

“Vetëm vepra e kësaj familje që Kosovës ia dha një djal 17 vjeçar,

humanizmi i nënës Minire që u ka dhënë bukë ushtarëve të UÇK-së, posaçërisht Brigadës “137 Gjakova”, tregon se kjo familje meriton një përkujdesje të madhe. Tri infermieret sulmuese, nuk kanë ngritur dorë vetëm ndaj nënës së heroit Taulant Nura, por edhe ndaj tri shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hoda për Radio Dukagjini.

Hoda njoftoi se kanë krijuar një peticion online, i cili do t’i dërgohet organeve të drejtësisë në Strasburg, ku do të kërkohet të ndërmerren masa kundër shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Dhuna e shfaqur ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, shkaktoi reagim mbarëkombëtar dhe jo vetëm. Tri infermiereve të arrestuara dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika