Një pjesë e parë e ndihmave ushtarake kanë mbërritur në Ukrainë, kështu kanë bërë të ditur disa zyrtarë të lartë amerikanë për median amerikane CNN.
Në fillim të kësaj jave, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka miratuar një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.
Në të, përfshihen ndihma ushtarake të ndryshme si, armatime të posaçme për të luftuar kundër Rusisë, dhe armatime të rënda për të ndihmuar forcat ukrainase në qytetet lindore, ku pritet një mësymje e radhës nga ushtria ruse.
SHBA-të, në këtë paketë ushtarake kanë përfshirë, për herë të parë, armë me fuqi të lartë, duke përfshirë edhe 11 helikopterë Mi-17, 18 aviatorë dhe 300 dronë të tjerë Switchblade ‘kamikaze’.
Në tërësi, së bashku me 800 milionë dollarëshin e fundit, SHBA-të kanë kontribuuar me mbi 3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.
Kjo shumë përbën edhe ndihmën më të madhe ushtarake që një shtet i vetëm i ka dhënë Ukrainës, që prej fillimit të luftës më 24 shkurt 2022.