Ministrja Hajdari në udhëtim zyrtar, anulohet seanca ku ajo gjykohet për aksidentin ku u godit një fëmijë

Është anuluar seanca ndaj ministres së Ministrisë së Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ngarkohet se për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë ka goditur të miturën I.B.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari





Është anuluar seanca ndaj ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ngarkohet se për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë ka goditur të miturën I.B.

Sipas gjykatëses Valbonë Gjonbalaj, ministrja Hajdari është në udhëtim zyrtar në Shqipëri dhe se e njëjta më 2 nëntor e ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë e pranishme në seancë.

“Nuk do ta mbajmë seancën për arsye se ministrja me parashtresë e ka njoftuar gjykatën me prova të argumentueshme, për shkak të pozitës që ajo ka, është në takim zyrtar në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë gjyqtarja Gjonbalaj për “Betimi për Drejtësi”.

“Me 1 nëntor është ftuar nga gjykata, ndërsa njoftimin e ka bërë më 2 nëntor, janë njoftuar edhe palët e tjera, të gjithë kanë qenë të pajtimit”, theksoi ajo.

Në këtë seancë, ishte paraparë që të merrnin pjesë eksperti mjeko-ligjor si dhe një ekspert i komunikacionit, në lidhje më këtë gjykatësja tha se në seancën e radhës palët do të ftohen me ftesa të rregullta.

Ndryshe, në seancën e kaluar ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndihet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj së pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Ndërkaq, për “Betimi për Drejtësi”, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti kishte thënë se vlerësojnë që ekspertiza e komunikacionit do të përcaktojë pozicionin se ku ka qenë e pandehura Hajdari, e që nga video, sipas tij, shihet se ka qenë në anën e majtë, ndërsa drejtimi i saj i lëvizjes ka qenë krahu i djathtë.

Ai tha se Prokuroria është dashur fillimisht të definojë shpejtësinë e lëvizjes para udhëzimit të rastit në kundërvajtje.

“Po ashtu, edhe nga shkresat e lëndës ka qenë rruga me reshje shiu dhe nga shpejtësia e lëvizjes që shihet në video, ne presim atë që është dashur normalisht për ta bërë prokuroria, që të konstatojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve atmosferike në rrugë, dhe kjo do të definojë se a kemi të bëjmë me kundërvajtje apo kemi të bëjmë me vepër penale. Paraprakisht, mendojmë që prokurori i rastit është dashtë ta sqarojë këtë rrethanë para se të udhëzojë rastin për në Departamentin për Kundërvajtje”, ka thënë avokati Shefqeti.

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika