Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë situatën me energji elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova në dy vitet e fundit është përballur me kriza, një ndër to edhe kriza energjetike, gjersa ka shtuar se "Po hyjmë në dimër, pa e ditur situatën me energjinë elektrike"

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë të përbashkët me udhëheqësin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella, ka thënë se dimri në Kosovë po vjen por që ende nuk dihet stabiliteti i furnizimit me energji elektrike.

“Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur kriza, pandeminë, krizën energjetike e tani edhe luftën në Ukrainë që shkaktoi rritje të çmimeve, dimri po vjen, por ende nuk e kemi të qartë situatën me energji elektrike”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se FMN-ja vazhdon të mbështesë Kosovën me asistencë teknike, në përgjithësi në fushën e politikave fiskale.

“Na mundësojnë të kemi vlerësim objektiv ku qëndrojmë si shtet dhe si krahasohemi me vendet e tjera”, ka thënë Murati.

Murati: Shteti i Kosovës, ndër të parët që ka konsoliduar pozicionin e vet fiskal

Sipas tij, misioni dhe konkluzat që ka nxjerrë FMN-ja, shteti i Kosovës është ndër shtetet e para që ka konsoliduar pozicionin e vet fiskal.

“Kemi pasur performancë më të mirë në mbledhjen e të hyrave tatimore në këtë vit”.

“Për shkak se kemi arritur të kemi konsolidim të pozicionit fiskal, kemi ulur deficitin, do të rikthehemi në kuadër të rregullave fiskale që thotë se deficiti nuk guxon të kalojë 2% të bruto-produktit vendor”, ka vijuar Murati.

Ai ka thënë se duhet gjithnjë të ketë përgatitje sa i përket buxhetit dhe adresim të prioriteteve, si mbyllja e hendeqeve në infrastrukturën rrugore.

Ndërsa Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, ka thënë se bazuar në parashikimin e bazuar në njohuri dhe rrethanat aktuale, parashikohet që vitin e ardhshëm të ulen çmimet e mallrave, gjë nga e cila Kosova do të përfitonte.

“Gjëja e parë që do të doja të thoja është se nuk përbën një befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar situata sfiduese për Evropën. Në këtë kontekst, Kosova nuk përbën përjashtim. Ajo që kemi parë është se si pasojë e luftës ka ndodhur një rritje çmimesh të ushqimeve dhe energjisë. Kosova është importuese dhe kjo ka bërë që të ketë inflacion më të lartë në ekonominë familjare”, ka deklaruar Di Bella, gjersa theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, rritja ekonomike këtë vit ka rënë.

Ai ka potencuar se Kosova ka arritur në një ndër vendet e para për rritje të zhvillimit ekonomik përgjatë një viti. Di Bella ka thënë se inflacioni ka shkaktuar vështirësi edhe për qeverinë, gjë e cila ka shënuar ngadalësim tek aktiviteti ekonomik.

Di Bella: Parashikohet ulje e çmimeve, Kosova do të përfitojë gjallërim ekonomik

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika