Qalaj kërkon shkarkimin e drejtorit të policisë: S’po luftohet krimi e korrupsioni

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit aktual të policisë, Samedin Mehmetit. Kjo për shkak se sipas tij, s’po luftohet krimi e korrupsioni.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit aktual të policisë, Samedin Mehmetit.

Kështu ka thënë Qalaj, teksa e ka cilësuar alarmim arrestimin e 80 zyrtarëve policorë në vetëm dy muaj. Kjo, sipas tij, tregon që gjendja në këtë institucion nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë.

“Drejtori i policisë është dashur të shkarkohet shumë moti. Në momentin kur ka filluar të realizojë të gjitha kërkesat e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në polici, atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt”, është shprehur ai për EO.

Qalaj – njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, “nuk është në gjendje të udhëheqë vendin”.

“Mund të them që më së paku është duke u luftuar krimi dhe korrupsioni”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, për kryetarin e Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, problemi më i madh qëndron në etiketimin e policëve të korruptuar që më pas po lirohen.

“Imazhi i policisë nuk prishet për shkak se arrestohet edhe ndonjë polic që është i korruptuar. Kam pasur vërejtjet e mia se nuk është dashur të arrestohen 100 policë e në fund të mbahen dhjetë prej tyre e të tjerët të etiketohen e të lirohen”, ka thënë ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha

Ai e ka akuzuar qeverinë për prishje të imazhit të policisë, derisa ka shtuar se, kur një operacion realizohet suksesshëm, meritat i merr qeveria, kurse në rast të dështimit “askush nuk merr përgjegjësi”.

Ndryshe, më 15 prill të vitit 2022, përmes një konference të jashtëzakonshme, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë më drejtorin e policisë, Samedin Mehmeti, kishin bërë të ditur se në mëngjesin e së premtes dy vetura të Policisë së Kosovës, të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, ishin sulmuar, me armë automatike dhe granatë dore.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Ky sulm, sipas Sveçlës, ishte sulm terrorist i orkestruar që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Ministri Sveçla kishte potencuar se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin, teksa shtonte se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika