Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, të premten e katër nëntorit ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.
Këtë medalje të bronztë, xhudistja Gjakova, e fitoi pas asaj të argjendës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Medaljen e bronztë, xhudistja nga Peja, e fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e mposhtur kundërshtaren belge, Mina Libeer.
Ndërsa në çerekfinale, xhudistja Nora Gjakova është mposhtur nga britanikja Lele Nairne.