LDK: Ende asnjë shkarkim i të përfshirëve në konkursin e punësimeve në KEK

Pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka fajësuar qeverinë që nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë shkarkimi apo suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në konkurs.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka fajësuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë shkarkimi apo suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në konkursin për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake, sipas LDK-së, ky konkurs ende nuk është anuluar.

“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar, të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë, e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte paralajmëruar kallëzim penal për punësimet e fundit në KEK.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa kishte reaguar mbi procesin e aplikimit për punë, është shprehur kritik mbi veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – partia në pushtet, duke e akuzuar për nepotizëm masiv.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”, kishte shkruar Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, ky aplikim nuk ka pasur rëndësi ngase siç ka theksuar ai, vendet e punës ishin të parandara për familjarët e partisë në pushtet.

Ndërkaq, më gjashtë prill, LDK-ja kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Kallëzimin penal e kanë dorëzuar tre anëtarët e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, Xhafer Tahiri dhe Shkëmb Manaj.

Xhafer Tahiri, Shkëmb Manaj dhe Sibel Halimi

Manaj kishte bërë të ditur se këtë e kanë bërë kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit që kanë qenë përgjegjës për konkursin publik të KEK-ut.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte mohuar në mënyrë kategorike se të punësuarit e fundit në KEK kanë lidhje familjare apo janë militantë të LVV-së.

“Nuk ka punësim të militantëve, ka komisione të cilët bëjnë një vlerësim pasi që ka teste edhe me shkrim edhe intervistim, dhe ka edhe të drejtë ankese”, kishte thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai ka shtuar se, nëse ka pasur ndonjë parregullsi apo padrejtësi, ankesa dhe shqyrtimi do ta rregullojë.

Por, pas raportimeve se ky konkurs po keqpërdoret, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet në lidhje me punësimet e reja në KEK.

Nisin hetimet për punësime në KEK

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika