Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders, të premten e katër nëntorit.
“Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje në këtë komunikatë njoftohet se Komsioneri është njoftuar për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.
Në këtë takim, ministrja Haxhiu është zotuar për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.