COP27: BE synon të kundërshtojë fondin e veçantë për dëmshpërblimet për klimën

Dëmshpërblimet klimatike, të njohura si humbje dhe dëme. Vendet me të ardhura të ulëta argumentojnë se janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga fenomenet ekstreme të motit

Foto ilustrim

Bashkimi Evropian, tregu i vetëm më i pasur në botë, synon të kundërshtojë krijimin e një fondi të ri ndërkombëtar për dëmshpërblimet klimatike, e njëjta temë që pritet të dominojë bisedimet në COP27.

“Ne nuk duam që diskutimet të përqendrohen në një fond të ri,” ka thënë një zyrtar i lartë i BE të premten e 4 nëntorit duke folur në kushte anonimiteti.

Dëmshpërblimet klimatike, të njohura si humbje dhe dëme, i referohen pagesave financiare që vendet në zhvillim nga Jugu Global kërkojnë nga Veriu Global i industrializuar për të kompensuar kërdinë e pakthyeshme të shkaktuar nga kriza klimatike.

Vendet me të ardhura të ulëta argumentojnë se janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga fenomenet ekstreme të motit, të tilla si përmbytjet shkatërruese dhe thatësirat më të gjata se zakonisht, edhe pse çlirimi i tyre i emetimeve të gazeve serrë ka qenë i papërfillshëm në krahasim me atë të Veriut, raporton euronews.

Një studim i vitit 2020 i publikuar në The Lancet zbuloi se Veriu Global ishte përgjegjës për 92 për qind të emetimeve të tepërta globale të karbonit që nga ardhja e Revolucionit Industrial, kur djegia e karburanteve fosile u bë normë.

Komuniteti ndërkombëtar tashmë është zotuar të mbledhë 100 miliardë euro në vit për vendet në zhvillim, por këto para janë krijuar për t’u fokusuar në zbutjen (uljen e ndikimit në emetimet e gazeve serrë) dhe përshtatjen (parandalimin dhe minimizimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike.)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika