“Amerikanët na kanë zbritur në trajtim, sepse mendojë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk e kanë pasur të qartë mënyrën e bashkëpunimit me Amerikën”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Personale të Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.
Sipas tij, krerët e institucioneve ishin sjellë me arrogancë ndaj gazit amerikan dhe iu kishin dhënë përparësi më shumë emisarëve të Bashkimit Evropian sesa atij të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
“Nuk ka ndodhur në historinë e ekzistencës së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës që të përdoret një gjuhë e tillë nga Sekretari i Shtetit të Amerikës, Anthony Blinken, për kryeministrin e Kosovës apo qeverinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Më tej, ai ka thënë se Kurti nuk është duke e kuptuar se si ndodhë funksionimi i Amerikës.
“Nga sistemi amerikan i politikëbërjes, i zgjedhjes së çështjeve, duket se nuk ka njohuri të mjaftueshme, se përndryshe nuk do ta kishte sjellë situatën deri ku është sot”, ka deklarua Haradinaj.
Ai ka përfunduar duke thënë se Kurti për targat është dashtë t’i dëgjoj SHBA-të.