Haxhiu: Ministria e Drejtësisë ka përfunduar kompetencat për rastin Dehari, ka neglizhencë nga ana e prokurorit special

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur para mediave, përgjatë homazheve, te vorri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Haxhiu e ka konsideruar këtë rast si më të rëndin që nga koha e pasluftës,. Sipas saj, Ministria e Drejtësisë i ka përfunduar gjitha kompetencat lidhur me këtë rast, por ka neglizhencë nga ana e prokurorit special

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur para mediave, përgjatë homazheve, te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Sipas Haxhiut, rasti Dehari është rasti më i rëndë që ka ndodhur në Kosovë që nga koha e pasluftës.

Ajo ka thënë para mediave se Ministria e Drejtësisë i ka përfunduar gjitha kompetencat lidhur me rastin Dehari.

“Si Ministri e Drejtësisë gjitha kompetencat për rastin Dehari i kemi përfunduar. Ne kemi suspenduar tre zyrtarë njëherë, pastaj edhe dy të tjerë që kanë pasur përgjegjësi gjatë kohës kur ka ndodhur ky rast”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Haxhiu është shprehur se Prokuroria duhet ta bëjë punën e saj pa vonesa. Sipas saj, është e nevojshme drejtësia për Astritin sepse edhe shoqëria e dëshiron atë.

Ndërkaq, ajo ka thënë se lidhur me këtë rast ka një neglizhencë nga ana e prokurorit special, gjersa ka bërë thirrje që të ndërrohet prokurori i rastit apo të formohet një ekip prokurorësh që të zbardhin rastin sa më shpejt.

“Ka një neglizhencë nga ana e prokurorit special, ai nuk flet për rastin, injoron kërkesat e familjes. Unë thërras që të ndërrohet prokurori i rastit ose të formohet një ekip i prokurorëve dhe sa më shpejt të zbardhet rasti”, ka përfunduar Haxhiu.

Të shtunën, shënohet gjashtëvjetori i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosja, Astrit Dehari.

Kusari-Lila: Të gjitha rrethanat do të zbardhen dhe përgjegjësit të ballafaqohen me ligjin

Mimoza Kusari-Lila, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje

Përgjatë homazheve, ka folur para mediave edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të dhunshme, për një drejtësi që ende nuk ka përfunduar.

“Është me rëndësi të dihet që në Kosovën e pasluftës, në një shtet demokratik kanë ndodhur situata e rrethana që paraqesin një ngarkesë të rëndë për familjen, aktivistet e gjithë qytetarët”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se do të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, dhe shumë shpejt përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin.

“Mbesim të përkushtuar që Drejtësia shumë shpejt do të vihet në vendin e vetë. Të gjitha rrethanat që quan në vdekjen e Astritit do të zbardhen dhe përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin”, ka përfunduar Kusari-Lila.

Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, bëhen homazhe dhe mbahen diskutime





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika