Mustafa vizitoi ish-krerët e UÇK-së: Të bindur në pafajësinë e tyre, të gatshëm për ta mbrojtur të vërtetën

Në dyvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ish-kryeministri Mustafa i ka vizituar në Hagë. Ai ka uruar që të fitojë drejtësia në fund

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa





Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në fillim të kësaj jave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafa, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën”, ka shkruar Mustafa gjersa bën të ditur se edhe qeverisja aktuale në vend ishte një ndër çështjet e biseduara me ta.

“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka treguar ai.

Ai ka uruar që në procesin e gjykimit të tyre, të jetë drejtësia ajo që do të fitojë.

Të shtunën e 5 nëntorit, bëhen saktësisht dy vjet nga arrestimit nga Specialja të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Ata po përballen në Hagë për akuza për krime lufte.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika