Situata e krijuar së fundi në veri të Kosovës, ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.
Duke e komentuar veprimin e fundit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët, profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës.
Gjersa ka ngritur dilemën për moszemërimin e askujt, për vrasjen e pazbardhur të Oliver Ivanoviç.
“Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në vitin 2018?”, ka përfunduar Joseph.
@srpskalista leadership in the north is outraged by #Kosovo’s license plate policy. But why no outrage over the unsolved 2018 murder of Kosovo Serb leader #OliverIvanovic? 1/5
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 5, 2022
Reagimi i Joseph ka ardhur pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)