“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë”, kështu iu ka bërë thirrje komunitetit serb i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbe të Kosovës që ta ruajnë qetësinë, pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës, dhe duke e theksuar se ai është kryeministri i tyre.
“Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Unë jam kryeministër që do t’iu shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi, barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje”, ka shtaur ai.
“Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik” ka rekomanduar Kurti.
Kurti ka përfunduar duke u bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike.