Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë të premtes së 4 nëntorit ka zbuluar mallra të kontrabanduar me vlerë me vlerë mbi 100 mijë Euro, në dy raste të ndara.
Në njoftim thuhet se rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa uji në sasi prej 100 copë.
Ky mall është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës.
Ndërkaq, në rastin e dytë dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontrollë në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, m ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës.
Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrollove të bazuar në analizuara dhe shkëmbim ndërkombëtar të informacionit.
“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrolleve të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike. Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”, thuhet në njoftim.