Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ku ky i fundit pas ka reaguar pas vendimit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët duke thënë “Unë nuk jam kryeministër kundër serbëve të Kosovës, por Beogradi është kundër meje.
Kurti: Presidenti i Serbisë i ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët
Sipas Berishës kjo i bie që me shekuj Serbia nuk pasa qenë kundër shqiptarëve të Kosovës, por arsyeja e vetme e betejave te tyre është Kurti.
“’Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje’ – paska thënë Albin Kurti . I bie, që me shekuj Serbia nuk paska qenë kundër shqiptarëve e Kosovës por arsyeja e vetme e betejave të tyre është Kurti”, ka shkruar Berisha.
Ai këtë deklaratë të Kurti e sheh si një rrëshqitje frojdiane të një mendësie fëmijërore, dhe sipas tij Kurtit për këtë i konkurron vetëm presidentja Vjosa Osmani.
Ai shtoi se fati i keq i Kosovës është se edhe Albin Kurit edhe Vjsoa Osmani janë bartës të funksioneve më të larta të shtetit.
“Fati i keq i Kosovës është se të dytë janë bartës të dy funksioneve më të larta të shtetit”, ka shtuar ai.