Zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, aty ku serbët vendosën që të bojkotojnë institucionet e vendit.
Përmes një reagimi në Twitter, Geoana u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që këto të fundit të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin e situatës dhe jo vetëm.
Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se KFOR-i është në gjendje gatishmërie dhe i njëjti, do të ndërhyjë në rast të përshkallëzimit të situatës.
“Bisedova me Përfaqësuesin Special, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin. NATO- KFOR qëndron vigjilent dhe është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata”, ka thënë ai.
Spoke to 🇪🇺 Special Representative @MiroslavLajcak about the tense situation in northern Kosovo. Both Belgrade & Pristina must show restraint & prevent escalation. @NATO_KFOR remains vigilant & ready to intervene should stability be jeopardised.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) November 5, 2022
Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.
Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)