Largimi i Listës Serbe – “cenim i rëndë kushtetues”

Vendimin e partisë më të madhe serbe në Kosovë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ndonëse nuk sheh se përbën apriori shkelje kushtetuese, megjithatë e njëjta e cenon rëndë rendin kushtetues

Pamje nga Veriu i Mitrovicës





Deputetët nga radhët e Listës Serbe, tash e disa muaj nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, duke i bojkotuar në tërësi angazhimet e saj.

Aty ku paguhen, ata mungojnë.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Vendimin e partisë më të madhe serbe në Kosovë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ndonëse nuk sheh se përbën apriori shkelje kushtetuese, megjithatë e njëjta e cenon rëndë rendin kushtetues.

Ai në një prononcim për Portali Dukagjini, ka thënë se më shqetësuese mbesin pozitat jopolitike, për të cilat duhet të hapen konkurse.

“Është vendim politik dhe nuk përbën apriori shkelje kushtetuese por e cenon rëndë rendin kushtetues në kuptimin e asaj që sepse Lista Serbe dha dorëheqje edhe nga qeveria të paktën e proklamuan dorëheqjen nga qeveria dhe kuvendi”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se këto qëllime janë politike për ta përmbysur rendin kushtetues në Veri të vendit.

“Më shqetësuese janë pozitat jopolitike siç janë policia, gjyqësori, administrata që nuk janë vende politike dhe këto mund të plotësohen vetëm me konkurse dhe kjo është jashtëzakonisht komplekse, është e komplikuar dhe kjo vetvetiu duke i ditur tensionet etnike dhe politike e komplikon dhe e vështirëson situatën dhe e tensionon tej mase, andaj po them se është cenim i rëndë kushtetues, sepse qëllimet janë politike për ta përmbysur rendin kushtetues në Veri të vendit”, shtoi ai.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi

Sipas tij, kjo nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e Qeverisë së Kosovës, sepse siç thotë Arifi, Lista Serbe ka kohë që nuk është aktive dhe nuk prodhon politika pozitive.”

“Kjo e dëmton funksionin e nivelit qendror sa i përket funksionimit të shtetit në pjesën veriore të vendit, atje ku zbatimi i ligjit është në zero, ndoshta edhe është e rrezikuar siguria e qytetarëve që nuk janë të mendimit të Listës Serbe, në njëfarë mënyre po krijohet një kaos në veri të vendit dhe puna e qeverisë do të vështirësohet sepse tash nuk po flasim për çështje teknike, për punën e targave, por po flasim për çështje politike të situatës së krijuar”.

Marrëveshjet e reja – marrëveshje “turpi”

Për Arifin, largimi nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale, qendrore, administrative, gjyqësore e juridike në veri e tensionon situatën.

“Normalisht mund të eskalojë situata sidomos pas 21 nëntorit kur fillon implementimi i gjobave, tash kush do t’i bëjë gjobat, si do të implementohet ky vendim i qeverisë, është në termat praktik si i pamundur sepse Qeveria e Kosovës i ka vetëm dy opsione, ta vendosë ligjin në fuqi apo të bëjë marrëveshje të re”.

Ai ka potencuar se “çfarëdo marrëveshje të re që bën Qeveria do të jetë marrëveshje turpi për shkak se nëse tërhiqet do të jetë nga pamundësia për të realizuar dhe implementuar vendimin”.

Qeveria ka rënë në kurthin e Serbisë

Derisa ende nuk është bërë e ditur nga ana e kryeministrisë se ekziston një plan B përmes të cilit do të realizohet zbatimi i vendimit të Qeverisë.

“Qeveria ka rënë në kurthin e Serbisë, dhe kjo do të na kushtojë shumë. Tash do të jetë vonë sepse nuk guxojmë të bëjmë veprime që nuk mund t’i përfundojmë. Qeveria nuk ka treguar se a ka plan B apo C dhe cili do të jetë plani i cili do ta realizojë pa ndonjë akses zbatimin e ligjit në Veri, këtë nuk e kemi parë dhe nuk e dimë se si do të jetë në të ardhmen e afërt”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos i bojkotojnë institucionet e Kosovës, duke u larguar nga to.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se prej fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për targat, nuk është regjistruar asnjë incident.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

Por sipas tij, përkundër kësaj, ka pasur nxitje ndaj serbëve të Kosovës që t’i braktisin institucionet e vendit.

“Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e makinave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika