Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Mund t’i burgosësh por nuk mund t’ua mohosh prezencën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në dy vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së ka thënë që disa personalitete historike mund edhe t'i burgosësh por nuk mund t'ua mohosh prezencë, ndërsa ka shtuar se të njëjtit ishin të popullit dhe më së paku të familjeve të tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në vizitë te familjarët e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në dy vjetorin e arrestimi të ish-krerëve të UÇK-së ka vizituar familjet e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar duke që figura të historisë mund edhe t’i burgosësh por nuk t’ua mohosh prezencën.

“Janë disa personalitete, të rralla gjatë historisë, emri dhe veprimtaria e të cilëve e tejkalon të zakonshmen. Të tillët, mund edhe t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën. Të tillë janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa ka shtuar se për gjithë këto vite ish-krerët kanë qenë të popullit dhe më së paku të familjeve të tyre.

“Në 54, 55, 71 dhe 51 vitet e tyre të deritashme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më së paku u kanë takuar vetes dhe familjes. Rruga e tyre deri te liria, me fatin e një populli mbi supe, ka kaluar nëpër luginën e vdekjes më tepër se gjysmën e jetës së tyre”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se është detyrë e tyre që derisa të kthehen në Kosovë të vazhdojnë misionin e tyre për shtetndërtim.

“Sot, është obligim i ynë që, deri kur t’i kemi përsëri fizikisht në mesin tonë, ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën për shtetndërtim, fuqizim dhe integrim. Ky është respekti dhe nderimi më i madh që mund t’u bëjmë emrave të tyre, sakrificës së tyre, familjeve të tyre. Këtë ua thash edhe familjarëve të tyre të respektuar gjatë vizitave të sotme te ta”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika