Patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë parë përgjatë rrugës nga Mitrovica e Veriut deri në komunën e Leposaviqit.
Në këtë komunë, situata dukej e qetë, derisa në çdo cep ishte i vendosur flamuri i Serbisë e slloganët “Kjo është Serbi”.
Ndërsa, zyrtarët policorë të cilët ishin të vendosur nëpër fshatra të Leposaviqit, nuk lejuan që të marrim pamje të tyre. Ndërsa në po të njëjta fshatra janë parë dhe veturat e Eulex-it.