Trajneri i Juventus, Max Allegri ka siguruar që Cristiano Ronaldo do qëndroj në Juventus.
Një mori pyetjesh u ngritën kur CR7 nuk mori pjesë në miqësoren e fundit para-sezonale kundër ekipit U-23, me raporte se Manchester United po kërkonte një ribashkim, pas thashethemeve të mëparshme për interesin e PSG, Real Madrid ose Manchester City.
“Ronaldo nuk luajti të enjten sepse po dilnim nga një ngarkesë e madhe stërvitore dhe i dhashë gjysmë dite pushimi”, ka thënë Allegri në konferencën e tij për shtyp.
“Ronaldo është një bonus shtesë për ne, sepse ai garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të marrë më të mirën nga një individ”, ka shtuar ai.
Trajneri u pyet në mënyrë specifike nëse Ronaldo kishte dhënë ndonjë informacion se ku do të luante këtë sezon dhe ai ka mohuar dëshirën e portugezit për t’u larguar.
“Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus”, ka thënë Allgeri.
Kontrata e tij aktuale me Juventus do të skadojë në qershor të 2022 dhe asnjëra palë nuk duket e interesuar për një zgjatje.
CR7 u ble nga Real Madrid në vitin 2018 për rreth 117 milionë euro, ndërsa fitoi më vonë “Serie A Capocannoniere” sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshje të ligës.
Në të gjitha garat, legjenda portugeze preku rrjetën 36 herë, me katër asistime në 44 paraqitje për Juventusin.