Kirurgjia Abdominale vazhdon të zbrazet nga profesionistët, Sallahu thotë se MSh-ja s’po i zëvendëson

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu, ka thënë se katër kirurgë janë larguar nga kjo klinikë në drejtim të sektorit privat gjersa ka shtuar se stafi mbështetës po largohen drejt perëndimit. Sipas tij, interesimi i mjekëve për ta lënë punën në QKUK është rritur, ndërsa "Ministria e Shëndetësisë nuk po i plotëson këto vende"

Ilustrim





Katër kirurgë janë larguar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, në drejtim të sektorit privat, që nga viti i kaluar e deri më tani, ndërsa stafi mbështetës po largohen drejt vendeve perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu, për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se interesimi i mjekëve për ta lënë punën në QKUK është rritur, ndërsa thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po i plotëson këto vende.

“Nga viti i kaluar janë larguar nga klinika ime katër kirurgë, kanë gjetur vende që iu është shpërblyer më shumë puna, dhe realisht kanë gjetur kushte më të përshtatshme, kështu që në Klinikën time kemi jashtëzakonisht lëvizje të personelit të mesëm, sepse në kushtet që është një pagë minimale nuk mundet as nevojat elementare të i plotësojë në familje, kështu që institucionet shtetërore në vend që të kemi përkrahje, prapë po shohim se po anashkalohemi”, ka thënë Sallahu.

“Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur staf mbështetës, mirëpo me skadim të kontratës edhe atyre iu ka ndërprerë kontrata, kështu që jemi në hendikep të madh me personel. Në klinikën time kemi nevojë edhe për 18 deri në 22 personel të mesëm nevojitet, që të mundemi t’i kryejmë me sukses të gjitha shërbimet ndaj pacientit”, ka thënë tutje.

Ai ka thënë se sfidë në këtë Klinikë është edhe ikja e infermierëve, për të cilën, thotë se ndryshe nga mjekët, infermierët po largohen jashtë shtetit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika