Ish-zëvëndësmininistri për Komunitete, Milazim Gashi, gjatë një edicioni special në RTV Dukagjini, për situatën në veri ka thënë se “serbët janë të vetëdijshëm dhe se në përmbajtjen e tyre të brendshme nuk përmbajnë ndonjë rrezik për destabilizim të situatës”.
“Protesta do të kalojë e qetë dhe nuk do të ketë fare incidente, për shkak se ekziston një problem teknik që mund të shkojë deri në një zgjidhje e përafërt mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gashi.
Ish-zëvëndësministri për Komunitete, Gashi ka theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë situatë luajnë dhe NATO e KFOR-i.
Milazim Gashi ka theksuar angazhimin e këtyre forcave që nga korriku i këtij viti, dhe ka vlerësuar angazhimin e ShBA-së.