Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “qëndrimet e subjekteve opozitare pas ngjarjeve të së shtunës në veri të Mitrovicës janë për keqardhje dhe njëherit, të turpshme”.
Përmes një postimi, Deliu Kodra e ka konsideruar si “paturpësi e skajshme nga ministrja e Drejtësisë dhe pushteti në përgjithësi, sa i përket kualifikimit të opzoitës si bashkëpunëtore e Serbisë dhe ushqyese e apetiteve të Vuçiqit”.
Deputetja e PDK-së ka theksuar se “një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm”.
“Opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtetndërtimit”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Deputetja Deliu-Kodra ka vlerësuar se “i ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse dhe qyqarllëkun në vendimarrje!”.
Haxhiu për opozitën: Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit