Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në këtë ndeshje, Loriana Kuka është ndeshur me xhudisten britanike, Emma Reid.
Të dielën e gjashtë nëntorit, xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore me “ippon” ndaj xhudistes gjermane, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, Loriana ishte përsëri superiore duke mposhtur holandezen Guusje Steenhuis, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, e cila e mundi me “Wazari”.
Ndërsa, të premten e katër nëntorit, xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Baku të Azerbejxhanit.