Buxheti 2023, Qeveria nuk parasheh koston e ligjit të pagave

Opozita ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërfshirje në Buxhetin për 2023, koston për Ligjin e Pagave. Ata thonë se me këtë veprim qeveria nuk e ka aspak prioritet që ky ligj të hyjë në fuqi. Derisa njohësi i ekonomisë e sheh si problem, neglizhimin e një analize specifike për koston e këtij ligji, dhe mos futjen e tij në draft buxhetin

Foto ilustrim

Buxheti për vitin e ardhshëm që kap vlerën e 3.2 miliardë eurosh, nga qeveria e Albin Kurtit po proklamohet si më i madhi ndonjëherë në Kosovë.

Në draftin e tij të miratuar nga Qeveria, nuk është paraparë kosto për zbatimin e Ligjit të Pagave, nëse si i tillë votohet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ngjalli reagime nga partitë opozitare, duke thënë se Qeveria Kurti, nuk e ka prioritet aspak hyrjen në fuqi të këtij ligji.

“Prej veprime që po bën qeveria nuk po shihet gatishmëria e tyre për të shtyrë përpara ligjin e pagave. Në këtë ligj për buxhetin 2023, nuk është përllogarit aprovimi dhe impementimi i ligjit të pagave, sepse ligji për pagat kur hynë në fuqi do të ketë një kosto shtesë buxhetore. Kjo qeveri nuk është duke iu nxituar aspak”, ka thënë Shatri.

E Hykmete Bajrami nga LDK, thotë se në draft buxhetin e vitit 2023 të prezantuar nga qeveria, nuk është paraparë as rritja e pensioneve.

“Qeveria ka injoruar komplet krizën me të cilën po përballën qytetarët kur ka hartuar buxhetin e vitit 2023, sepse aty nuk parashihet asnjë lëvizje në paga për rreth 83 mijë shërbyes civil dhe as nuk parashihet rritje e pensioneve. Qeveria e ka obligim me sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend, Ligji padyshim se do të ketë kosto buxhetore dhe kjo kosto është dashur që të parashihet në buxhet. Nëse Qeveria nuk është e gatshme ta sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend dhe të filloj implementimin e tij në fillim të vitit 2023 është dashur që menjëherë ta bëj indeksimin e pagave dhe pensioneve për normën e inflacionit, kjo nuk i bjen rritje, kjo i bjen thjeshtë ruajtje e fuqisë blerëse të pagave dhe pensioneve me kohën para inflacionit”, ka theksuar Bajrami.

Ndërkohë, profesori universitar, Medain Hashani, kritikon qeverinë për mungesën e një analize për koston që mund të pasojë kalimin e ligjit të pagave dhe mos përfshirja e së saj buxhet.

“Po shihet se qeveria nuk e ka në interesin e saj Ligjin e pagave dhe kjo po reflekton edhe me ligjin e buxhetit. Në mënyre që të jetë pri oritet Ligji i Pagave, duhet që Qeveria të planifikojë dhe të analizojë koston e ligjit të pagave në buxhet, të shihet në një analizë më detale se sa buxhet shtesë do të nevojitet që ta parasheh në projekt buxhetin, por kjo është shenjë që qeveria spo don me u marrë me ligjin e pagave”, është shprehur Hashani.

Projektligji për Paga, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës pritet të hyjë në fuqi brenda vitit 2023, ani se nuk kanë dhënë asnjë specifik se në cilën pjesë të vitit mund të ndodh kjo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika