I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur rreth stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ai ka thënë se ky stadium është nisur pa e marrë lejen e ndërtimit. “Nganjëherë është paradoklasale se si unë si ministër i sportit pyetëm për stadiumin nacional.
“Kërkush te na nuk kemi mujt me e paramendu se si e nisin një investim multimilionësh pa e marrë lejen e ndëritimit”, ka theksuar ai.
Çeku po ashtu ka folur për infsrastrukturën në stadiumet tjera, duke përfshirë edhe punimet në stadiumiun e Gjilanit, për të cilin ka thënë se punimet do vazhdojnë në vitin e ardhshëm.
Ndërkaq në studio, të ftuar janë edhe analistët Bylbyl Sokoli dhe trajneri i Afrim Tovërlani.