Ambasadorja e ShBA-së në OKB viziton Shqipërinë

Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Të hënën, ajo do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe nga kryeministri, Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield vizitë në Shqipëri





Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Tiranë.

Greenfield mbërriti në Shqipëri, të dielën e 6 nëntorit, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.

“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i marrim si të mirëqena liritë që i çmojmë”, ka shkruar Thomas-Greenfield në Twitter.

Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ajo vizitoi edhe sheshin “Skënderbej”, raporton Klan-tv.

Ambasadorja amerikane në OKB, të hënën, do të pritet edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe nga kryeministri, Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika