Kurti: Vetëm duke qenë të ndryshëm, mund të jemi të barabartë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Samitin e parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor ka thënë "Të qenët barabartë nuk do të thotë të qenët identikë, pikërisht pse jemi të ndryshëm duhet të jemi të barabartë", gjersa ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e Samitit Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, ka thënë se ky samit po organizohet për herë të parë në Kosovë.

Ky samit, sipas tij, ka për qëllim krijimin e një praktike sesi vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë diskrimimnin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Të qenët të barabartë nuk do të thotë të qenët identikë, pikërisht pse jemi të ndryshëm, duhet të jemi të barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, diversiteti është vetë pasuria e jetës njerëzore, e që duhet të shoqërohet me solidaritet, gjersa ka shtuar se vetëm “duke qenë të ndryshëm, mund të jemi të barabartë”.

Shefi i ekzekutivit, ndër të tjera, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë.

“Na duhet angazhim i përbashkët që qytetarët të ndihen të barabartë dhe vlerë e shtuar e shoqërisë” teksa ka shtuar se, përveç përgjegjësisë institucionale, duhet të ketë edhe vetëdijësim shoqëror.

“Progresin e zhvillimit të shoqërive tona nuk mund ta masim me atë sesi jetojnë ata që kanë më së shumti, por ata që kanë më së paku”, ka vijuar ai.

Sipas tij, të ketë diversitet duhet të ketë solidaritet.

“Duke qenë të barabartë jemi bashkë, pranoj që kemi dallime, e afirmoj diversitetin, por duhet ta kemi solidaritetin, por solidariteti është në përpjekje, jo statik, por në angazhim e sipër”.

Ai ka përfunduar fjalimin e tij, duke thënë se duhet të jemi pro diversitetit e solidaritetit.

 

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika