Kurti sot mban konferencë për media

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, sot duke filluar në ora 15:00, do të mbajë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 7 nëntorit, duke filluar në ora 15:00, pritet të mbajë konferencë për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, koha 15:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Kurti, pas përfundimit të Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për situatën e fundit në veri, duke thënë “Sot do të mbaj konferencë për medie”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, në fjalimin e tij në këtë samit, ka thënë “Të qenët barabartë nuk do të thotë të qenët identikë, pikërisht pse jemi të ndryshëm duhet të jemi të barabartë”, gjersa ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë.

Kurti: Vetëm duke qenë të ndryshëm, mund të jemi të barabartë

Ndërkaq, të hënën, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lista serbe kanë dorëzuar dorëheqje.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe më herët, Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, Ilir Kërçeli shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Po ashtu, pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të dielën, të hënën e 7 nëntorit, kanë filluar t’i dorëzojnë armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës, për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika