Gjatë kësaj të hëne është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës. Tani do të përballen ekipet e dyta në grupet e Ligës së Evropës, ndërsa të tretat nga Liga e Kampionëve që kanë rënë në këtë garë.
Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës, ekipet më të mira kanë arritur t’i mësojnë kundërshtarët, ku ndeshja kryesore në këtë garë do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.
Ekipi italian Juventus do të përballet me ekipin francez, Nantes, ekipi holandez Ajaxi do të ballafaqohet me skuadrën gjermane, Union Berlin.
Ndeshje që do të zgjojë shumë kurreshtje është ajo mes ekipeve Bayer Leverkusen dhe Monaco.
Mes tjerash në këtë hedhje shorti mësohet se ekipi triumfues i Ligës së Evropës, Sevilla do garojë me PSV Eindhoven, gjersa dueli i shumëpritur do të jetë ai mes RB Salzburg dhe Romës.
Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës:
Barcelona – Manchester United
Juventus – Nantes
Sporting CP – Midtjylland
Shakhtar Donetsk – Stade Rennes
Ajax – Union Berlin
Bayer Leverkusen – Monaco
Sevilla – PSV
RB Salzburg – Roma