Kurti për situatën në veri: Kjo situatë vjen si përpjekje e Beogradit për ta ambalazhuar planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për situatën e krijuar në veri të vendit ka thënë se Beogradi ka manipuluar serbët lokalë vetëm që ta kamuflojë refuzimin e planit franko-gjerman





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën në veri të vendit, ka thënë se nuk bëhet fjala për targa të automjeteve, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit, por për refuzimin që Serbia i ka bërë nismës së Berlinit e Parisit.

“Serbia duhet ta kamuflojë këtë refuzim që i ka bërë Evropës dhe ShBA-së, cfarë po ndodh tani shpjegohet me përpjekjen e Beogradit, për ta ambalazhuar nismën franko-gjermane”, ka deklaruar Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Kurtit, Serbia qartazi është e interesuar për të sabotuar dialogun dhe cfarëdo marrëveshje, pasi është në koordinim me grupet ilegale serbe.

“Serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi, i cili ua djeg veturat e shtëpitë , asnjë serb nuk beson se djegia ka ndodhur prej shqiptarëve”, ka vijuar ai.

Ai ka bërë të ditur se nga data 1 nëntori i vitit 2022 deri më tani, janë shënuar 856 fletëqortime për makinat me targa ilegale.

“Krahas thirrjeve të Qeverisë drejtuar komunitetit serb për konvertimin e targave ilegale në RKS, janë intensifikuar thirrjet e presidentit serb për destabilizim të vendit, të cilat janë të orkestruara nga Beogradi”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se pas mbledhjes të së shtunës së Qeverisë së Kosovës, Vuçiq kishte takime me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës, gjersa ka shtuar se ka gënjyer e zhgënjyer “Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika