Mblidhet KGjK, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar se nuk ka shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës sepse do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit

Pamje nga takimi





Në takimin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGJK), që është mbajtur të hënën e shtatë nëntorit, kanë marrë pjesë kryetari i Gjykatës Supreme, kryetari i Gjykatës së Apelit dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në prezencë të partnerëve ndërkombëtarë, është diskutuar për mbarëvajtjen e punës në sistemin gjyqësor.

“Këshilli ka kërkuar nga kryetarët e gjykatave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si autoritete kompetente në kuadër të gjykatave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe të paraqesin në Këshill propozimet e nevojshme për mirë funksionimin e punës në gjykata pa ndërprerje. Të njëjtit janë zotuar se puna në gjykata do të vazhdojë dhe njëkohësisht do të informohet Këshilli me raporte të veçanta për secilin rast”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Tutje në njoftim thuhet se KGjK nuk ka shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës në takimin e sotëm sepse do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit që ndërlidhen me situatën e krijuar.

“Këshilli mbetet i përkushtuar që të koordinojë veprimet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimine  KGjK-së.

Tutje thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe policia që  të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe të ofrojnë siguri për punonjësit dhe objektet në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika