Zëvendëskryetari i parë i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë, Enver Dugolli, ka thënë se Lista Serbe e cila ka për detyrë të përfaqësojë interesat e qytetarëve serb, ajo nuk e ka bërë këtë, por ajo e ka përfaqësuar vetëm Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai tha se qytetarët serbë po vuajnë nga një përfaqësim i tillë, i cili nuk është dinjitoz.
“Lisat Serbe ka përfaqësua Beogradin zyrtar dhe Vuçiqin, nuk ka përfaqësua interesat qytetarët serbë … dhe ata po vuajnë nga një përfaqësim jo dinjitoz dhe i dirigjuar nga Beogradi”, ka thënë Dugolli në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Deputeti Dugolli ka shtuar se Lista Serbe ka qenë një vegël e Beogradit dhe kërcënuese çdo herë se do të tërhiqet nga institucionet e shteti të Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket asaj se a rrezikohet Kosova nga ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, Dugolli ka thënë se shteti është stabil edhe pas dorëheqjeve të orkestruara nag Serbia.
“Shteti i Kosovës është stabil edhe pas këtyre dorëheqjeve të orkestruara nga Serbia … Rrezik mund të jetë përderisa Serbia konteston dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Kosova është shtet i konsoliduar me struktura dhe është duke e kryer detyrën e vet; edhe policia edhe organet e tjera…”, ka shtuar Dugolli.