Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se a ka rendësi nëse kryeministri, Albin Kurti, tëhiqet nga vendimi për targat pasi ka ndodhur një bojkotim nga institucionet e Kosovës nga ana e qytetarëve serbë.
Mushkolaj tha edhe nëse e tërhiqet Kurti nga vendimi për targat, nuk ki institucione në vëri të Kosovës dhe ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nuk mund të kthehen dhe duhet të hape një konkurs për policë të Kosovës duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Çka luan role nëse Albin Kurti tërhiqet prej vendimit për targat, pasi ka ndodhur bojkotimi nga institucionet e Kosovës, nuk ki institucione në veri të vendit, duhet me u organizu zgjedhje, duhet me hapë konkurs për police e për gjykatës…”, ka thënë Mushkolaj.
Ai tha se kërkesa e ambasadorit amerikan në Serbi, Hill, ka qenë e njëjtë me atë të BE-së, ku Kurti të tërhiqet nga vendimi për targa dhe në tavolinë të vendoset Asociacioni, e nga kjo Kosova përfiton kthimin e e serbëve në institucione.
Por, kjo sipas Mushkolaj nuk bëhet me shkop magjik, ky kthimin i serbëve.
Kërkesa që ishte e BE-së që u përsërit nga Hill, të tërhiqet nga vendimi i targave Kurti dhe të vendoset ne tryezë Asociacioni, e nga kjo Kosova përfiton kthimin në institucione, nuk ndodhë më shkop magjik kthimi i serbë në institucione të Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.
Gjithashtu ai tha se pa votën e deputetëve serbë Kurti nuk do të mund të qojë asnjë vendim përpara.
Gashi: Kurti e ka ditur për bojkotin e serbëve
Analisti, Dardan Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, e ka ditur që do të ketë bojkot nga ana e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës.
Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se situata e krijuar në veri të Kosovës, kur serbët kanë bojkotuar institucionit shtetërore kanë qenë të kalkuluara nga Qeveria e Kosovës kur më herët, që kur janë marrë vendimet.
Ai tha se Kurtii ka ditë edhe pasojat që do të sjellin vendimet e tij.
“Natyrisht që ka qenë e organizuar prej Beogradit, por edhe Qeveria e Kosovës e ka parashikuar, se kur ndërmerren këto hapa do të jenë këto pasoja”, ka thënë Gashi.