Vranësira dhe reshje shiu do të na shoqërojnë gjatë ditës së martë.
Temperaturat do të shënojnë rënie me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore mbi vend.
Minimalja e ditës do të jetë 5 gradë Celsius kurse maksimalja do të arrij deri në 17 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Të dielën mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut. Reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.
Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.
Kështu do të jetë moti për ditët në vazhdim:
Përgjithësisht do të jetë qiell me re.