Haradinaj del nga qeveria 20 minuta pas nisjes së takimit me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë nga ndërtesa e qeverisë vetëm 20 minuta pas nisjes së takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Vetëm 20 minuta pas takimit me kryeministrin Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është parë duke dalë nga ndërtesa e qeverisë.

Ai nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar në orën 8:00. Në këtë takim është paraparë të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.

Të gjitha partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim nga Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti.

Ky takim vjen tri ditë pas dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, të hënën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, për të cilën PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj.

Sipas Krasniqit, dorëheqjet e fundit të Listës Serbe e të zyrtarëve policorë e punonjësve në sistemin e drejtësisë nga institucionet e Kosovës, përbëjnë akt të paprecedent dhe krijojnë një situatë problematike për Kosovën.

“Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë harmonizim të veprimeve me opozitën dhe gjithë spektrin politik, dhe, po ashtu, të ketë koordinim edhe me aleatët ndërkombëtarë.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në skenarët e “satelitëve të Serbisë” që për qëllim kanë dështimin e marrëveshjes së planit franko-gjerman është kyçur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, Kurti, në lidhje me situatën në veri të vendit, në një konferencë për media ka thënë se nuk bëhet fjala për targa të automjeteve, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit, por për refuzimin që Serbia i ka bërë nismës së Berlinit e Parisit.

“Serbia duhet ta kamuflojë këtë refuzim që i ka bërë Evropës dhe ShBA-së, cfarë po ndodh tani shpjegohet me përpjekjen e Beogradit për ta ambalazhuar nismën franko-gjermane”, ka deklaruar Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Kurtit, Serbia qartazi është e interesuar për të sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, pasi është në koordinim me grupet ilegale serbe.

Nis takimi i Kurtit me liderët opozitarë

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika