Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka një ngritje të sigurisë së njësive prodhuese.
KEK ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE) dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor, 8-ditor duke filluar nga sot (e martë) deri më 15 nëntor.
“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit.
Ndryshe, të martën e 8 nëntorit, me 65 vota për është miratuar zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë vendim u zhvillua seancë e jashtëzakonshme për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.
Rizvanolli ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar në këtë vit “ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6%” për të cilin ka theksuar se është trend pozitiv për tejkalim të krizës energjetike sidomos gjatë periudhës së dimrit.
Ndryshe, të martën e një nëntorit, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.
Miratohet zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji